Njerëzit vetëm tani po e kuptojnë se si duhet aplikuar kremi kundër diellit

Shumica e njerëzve nuk përdorin mjaftueshëm krem kundër diellit.
Ekspertët kanë treguar saktësisht se sa krem dielli nevojitet për të qenë të mbrojtur dhe në cilat zona të trupit duhet aplikuar.
Ekspozimi në diell është shkaktari kryesor i kancerit të lëkurës në mbarë botën. Sipas Cancer Research UK, rastet e melanomës – një formë e kancerit të lëkurës – janë rritur me gati një të tretën gjatë dekadës së fundit.
Ky është lloji i pestë më i zakonshëm i kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, me rreth 18,000 raste të diagnostikuara çdo vit.
Një mënyrë e thjeshtë për të ndihmuar në uljen e rrezikut nga kjo sëmundje është të përdorni gjithmonë krem kundër diellit kur dilni jashtë.
Megjithatë, ka shumë gjasa që “t’ju nevojitet më shumë se sa mendoni”. Në një video të publikuar në rrjetin social Instagram, organizata Which? UK paralajmëroi: “A po përdorni mjaftueshëm krem kundër diellit?”
Videoja theksoi këto pika të rëndësishme që mund të mos i keni ditur:
-Nevojiten shtatë lugë çaji krem për të mbuluar të gjithë trupin në mënyrë të sigurt;
-Duhet aplikuar 15 minuta para se të dilni në diell;
-Duhet rivindosur çdo dy orë (ose më shpesh nëse notoni apo djersitni shumë).
Këto shtatë lugë ndahen në këtë mënyrë:
Një për fytyrën
Dy për krahët
Dy për këmbët
Një për barkun
Një për shpinën.
Kjo këshillë mbështetet edhe nga NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë). /Telegrafi/