Njerëzit e politikës po shkretojnë Kosovën!

Qosja ka thënë se është pritur rrëzimi i Qeverisë Mustafa pasi, sipas tij, marrëdhëniet midis PDK-së dhe LDK-së ishin tepër të papastra për të qëndruar aq gjatë bashkë dhe është e habitshme si qëndruan deri tash.
Akademik Rexhep Qosja, në një intervistë e cila është botuar në mediet e Tiranës dhe që e njëjta, me autorizimin e tij, botohet në gazetën “Epoka e re”, ka folur për situatën politike në Kosovë dhe në Shqipëri.
Qosja ka thënë se është pritur rrëzimi i Qeverisë Mustafa pasi, sipas tij, marrëdhëniet midis PDK-së dhe LDK-së ishin tepër të papastra për të qëndruar aq gjatë bashkë dhe është e habitshme si qëndruan deri tash.
Ai ka theksuar se shkaku kryesor për përmbysjen e kësaj qeverie ishin dy mosmarrëveshjet e nënshkruara para dy vjetësh, të cilat Kuvendi i Kosovës nuk i pranoi (Asociacionin dhe Demarkacionin). “Qeveria prandaj ishte e paligjshme qe dy vjet”, është shprehur Qosja. Akademik Qosja ka thënë se ajo që më së pari bie në sy dhe ndihet në politikë, në Kosovë, sot është mungesa e sistemit të vlerave! “Në të vërtetë në Kosovë është rrënuar çdo sistem vlerash”, ka thënë Qosja