RCCOLA

Njerëzimi po bëhet gjithnjë më i marrë!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prejse njerëzit jetojnë të socializuar, inteligjenca shkon duke e humbur rëndësinë, mendon Crabtre

Grekët antikë dhe popujt tjerë të antikës kanë qenë shumë më inteligjentë se sa njerëzit që jetojnë sot. Kështu së paku mendon shkencëtari amerikan nga Stanford University i kalifornisë, Gerald Crabtre.

Ai ka konstatuar se jo vetëm mendimtarët si Aristoteli Sokrati me kompani por edhe populli i zakonshëm para më shumë se 2000 vitesh ka qenë më i mençur në krahasim me pasardhësit.

Uji Dea

Trendin drejt marrëszisë ai nuk e sheh si diçka që lidhet me mënyrën moderne të jetesës. Jo. Ai ka filluar para disa mijëra vitesh, më saktë me fillimin e marrjes së njeriut me bujqësi dhe me fillet e jetës në shoqëri.

Në kohën kur njerëzit jetonin në grupe të vogla dhe endeshin nëpër egërsi, inteligjenca e njeriut shkonte drejt ngritjes. Presioni i evolucionit e shtynte njeiun të zhvillonte inteligjencën. Ndërsa, prejse njerëzit jetojnë të socializuar, inteligjenca shkon duke e humbur rëndësinë, mendon Crabtre.