Hidromorava

Njëqind orë në shërbim të qytetarëve, opozita tregohet më aktive në ngritjen e çështjeve

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shoqëria civile vëren se ka një tensionim të raporteve opozitë-pozitë (PDK-LDK). Të zgjedhurit e qytetarëve në Gjilan i kanë kaluar rreth 100 orë punë në seanca të Kuvendit Komunal, brenda kësaj periudhe kohore prej më pak se një viti e gjysmë, ku kanë miratuar shumë vendime të rëndësishme për interesin publik. Opozita, si pjesë e vendimmarrjes, shprehet e pakënaqur me punën e organit vendimmarrës.

Shoqëria civile (KDI) e ka renditur vjet Kuvendin Komunal të Gjilanit, të parin në vend sa i përket transparencës. Edhe OJQ “Anamorava” nënvizon faktin se është përmbushur dhe tejkaluar madje numri i seancave vjetore. Dega e PDK-së vlerëson se Kuvendi Komunal është shndërruar në instrument të ekzekutivit, derisa ata të LDK-së thonë se puna e Kuvendit bazohet në interesa të qytetarëve të Gjilanit dhe assesi të grupeve të interesit.

Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së, vlerëson se Kuvendi Komunal ka arrit të ndërtojë një frymë të mirë dhe tolerante ndërmjet të gjitha grupimeve politike, ndërkohë që shton se ekziston një vullnet i mirë edhe i kryesueses për të mos e kufizuar hapësirën e debatit në aspektin kohor, pavarësisht rregullores, për t`iu dhënë mundësi të barabarta të gjithë anëtarëve të zgjedhur, që të marrin pjesë në punën e Kuvendit.

Aliu: Nuk u shërbejmë interesave të grupeve

Deri më tani janë mbajtur 17 seanca të Kuvendit, ku janë miratuar rreth 60 vendime. Sipas Aliut janë anuluar shumë vendime të kundërligjshme të përbërjes së kaluar. “Qëllim kryesor i tërë kësaj pune, është interesi i qytetarit të komunës së Gjilanit dhe assesi interesi i ndonjë grupi të ngushtë”, thotë Aliu.

Ai e vlerëson të kënaqshëm bashkëpunimin me ekzekutivin, që është i domosdoshëm për mbarëvajtjen e punëve në Kuvendin e Komunës. “Kjo nuk nënkupton se ne i shërbejmë ekzekutivit, por këtë e bëjmë për t`iu shërbyer sa më mirë interesave të qytetarëve”, thotë ai. Për këto interesa, sipas tij, është punuar edhe nga 6-7 orë në seanca të Kuvendit Komunal, përkatësisht janë bërë më se 100 orë punë për më pak se një vit e gjysmë. Ai beson se asnjë anëtar i Kuvendit nuk e ka harxhuar në mënyrë të padobishme këtë kohë, apo duke i shërbyer një interesi të ngushtë, por duke u munduar që të bëjë një punë të mirë në dobi të qytetarëve.

Rashiti ka parashtruar më shumë se gjysmën e pyetjeve

ARKATANA

OJQ “Anamorava” e cila e ka monitoruar punën e asamblesë komunale në Gjilan, nënvizon se Kuvendi i Gjilanit e ka respektuar kriterin e mbajtjes së mbledhjeve gjatë një viti, madje edhe e ka tejkaluar. “Të gjitha mbledhjet e Kuvendit kanë qenë të hapura për publikun, por interesimi i qytetarëve ka munguar”, thotë Isa Shefkiu nga kjo organizatë e shoqërisë civile.

Ai ka bërë një vlerësim edhe sa i përket angazhimit të grupeve politike në asamblenë komunale si dhe anëtarëve të Kuvendit, veç e veç.

Si zakonisht, janë dalluar përfaqësuesit e opozitës, Riad Rashiti, Sahit Abazi e Bujar Nevzati (PDK), Fehmi Sylejmani e Nevzad Isufi (VV), ndërkaq nga radhët e LDK-së, janë veçuar Avdyl Aliu, Arben Mehmeti, Arben Maliqi dhe Zijadin Maliqi. Nga AAK-ja është dalluar kuvendari Selami Xhemajli.

OJQ “Anamorava” vlerëson se me ndryshimin e qeverisjes, kanë ndryshuar edhe raportet ndërmjet dy partive kryesore PDK e LDK. Raportet ndërmjet këtyre dy subjekteve po shkojnë drejt tensionimit, pasi që këto dy forca kryesore politike në komunë nuk po munden lehtë të adaptohen me pozicionet e ndryshuara.

Sa i përket angazhimit të anëtarëve të Kuvendit, Shefkiu thotë se gjatë vitit të kaluar janë parashtruar 194 pyetje. Riad Rashiti (PDK) ka bërë 103 pyetje. Ai ka veçuar përmes angazhim në seanca të Kuvendit Komunal edhe Sahit Abazin e Bujar Nevzatin (PDK), Fehmi Sylejmanin e Nevzad Isufin (VV).

Ndërkaq ata të pozitës kanë parashtruar 22 pyetje. Valentina Bunjaku-Rexhepi, mburret që Kuvendi të cilin e drejton ajo, është vlerësuar nga shoqëria civile (KDI) i pari për transparencë në nivel të vendit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.