Fundamenti

Një zjarr i furishëm po shpërndahet nga Dobrosini në drejtim të Kosovës

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Një zjarr i furishëm ka përfshirë malet që ndodhen në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, gjegjësisht fshatrave shqiptare Dobrosin në drejtim të Pograxhës e Bilinicës.

Banorët e fshatrave Dobrosin, Pograxhë, Bilinicë e Stublinë thonë se nëse nuk ndërhynë FSK-ja në këtë zonë, ky edhe mund të jetë zjarri më i rëndë në Kosovën e pasluftës.

Një zjarr i furishëm tashmë ka depërtuar në drejtim të maleve të pjesës së Kosovës që përfshinë të gjitha tokat e Pograxhës, Stublinës e Bilinicës.

RCCOLA

Policia kufitare thanë se kanë njoftuar me kohë zjarrëfikësit e Gjilanit, por deri në këto momente ata nuk kanë ardhur në vendin e ngjarjes.

Realisht vetëm FSK-ja ose helikopterët e KFOR-it amerikan që mund ta shuajnë këtë zjarr./rajonipress/