ARKATANA

“Një za i fortë”, fituese e Festivalit të Teatrit të shkollave të mesme

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka organizuar sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve fituese për Festivalin e teatrit të shkollave të mesme, praktikë kjo e re në Gjilan dhe e vetmja edhe në nivel të Republikës, që ka konfirmuar talentin e lartë profesional të nxënësve të këtyre shkollave.

Gjilanasit kanë pas mundësinë që nga 1 qershori deri më 5 qershor të ndjekin shfaqjet e përgatitura nga nxënësit e shkollave të mesme, nën asistimin profesional të regjisorëve dhe aktorëve të Teatrit të Qytetit, të organizuar nga organizata “Vepro”.

Bullizmi, të drejtat e fëmijëve, dhuna në shkolla, dhuna në familje, të drejtat e grave dhe diskriminimit, ishin temat të cilat janë trajtuar nga shfaqjet “Rebelët”, nga nxënësit e shkollës “Xhavit Ahmeti”, “Edhe unë jam këtu”, e përgatitur nga nxënësit e shkollës “Mehmet Isai” dhe shkollës “Arbëria”, “Kush është më i forti” nga nxënësit e shkollës “Zenel Hajdini”, “Trupi vs Turpi” nga nxënësit e shkollës së Muzikës dhe shfaqja “Një za i fortë” nga nxënësit e shkollës së Mjekësisë Dr. Asllan Elezi” dhe shkolla ekonomike “Marin Barleti”.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se përpos sporteve shkollore, garave të dijes dhe aktiviteteve të tjera, ky Festival është ai që unë kam shumë për zemër sepse jehona e tij dhe talenti i nxënësve ka bërë një jehonë shumë të madhe në rrjetet sociale dhe në mediumet publike.

Mobi Casa

“Konkurrenca e nxënësve të shkollave dhe angazhimi i të gjithëve në këtë drejtim ka konfirmuar se Gjilani është qendër e talentit në fushën e artit në përgjithësi dhe aktrimit, gjithashtu. Ky ballafaqim me projekte të kësaj natyre në një konkurrencë shumë të madhe të nxënësve dëshmon se vlerat në teatër profesionist do të jenë gjithnjë e më të mëdha dhe të veçanta, kur shihet se që nga shkolla e mesme kemi potencial dhe vlera në aktrim. Ky Festival të gjithë i bënë fitues dhe përgatitja juaj, kultura dhe vendosmëria, na kanë bërë krenarë të gjithë gjilanasit”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Haziri.

Ndërsa, Nazim Gagica, drejtor i Arsimit dhe Deniza Limani, drejtoreshë e Kulturës, kanë konfirmuar se bashkëpunimi në mes dy drejtorive ka prodhuar pesë shfaqje të cilat janë një përgatitje e lartë profesionale dhe obligim që për vitin e ardhshëm këtë ta bëjmë edhe në një shkallë më të lartë dhe të jetë edhe më madhështore.

Shfaqja më e mirë e festivalit u shpall “Një za i fortë” e përgatitur nga nxënësit e shkollës së Mjekësisë Dr. Asllan Elezi” dhe shkollës ekonomike “Marin Barleti”, me regji të regjisores Natyra Kallaba.

Në këtë ceremoni është dhënë një falënderim për drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit që u kanë dhënë një përkrahje shumë të madhe nxënësve, për realizimin e shfaqjeve, të cilat kanë tërhequr numër jashtëzakonisht të madh të shikuesve në Teatrin e Gjilanit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.