Një vozitëse shqiptare aksidentohet në rrugën e Ferizajit në Gjilan

Gjilan – Në rrugën e “Ferizajt”, në Gjilan një femër shqiptare derisa drejtonte veturën e saj nga pakujdesia ka humbur kontrollin me ç’rast ka dalë jashtë rruge dhe si pasojë e kësaj lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesja dhe një pasagjer mashkull shqiptar njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit SIG me dy karikatorë dhe 14 fishkë./rajonipress/