Një vizitë e veçantë te nëna e Komandantit!

/ 3 minuta lexim

Këto ditë, në Tërnocin e Komandant Lleshit, ishte për një vizitë miqësore Skender Jusufi.

Skenderi, një veprimtar i devotshëm i diasporës shqiptare, si humanist dhe atdhetar i flaktë, nuk është hera e parë, që viziton familjen e dëshmorit të kombit, por kësaj radhe i bënë një vizitë speciale, ngase nga kjo familje e dëshmorëve kandidohet djali i Komandant Lleshit, kandidat për kryetar të KKSH.

Në konakun e familjes së dëshmorit, e priti nëna Fetije, një zonjë shtëpie e urtë, mikpritëse e bujare, e cila i dha kombit shqiptar një hero, një komandant, një kryenegociator të luftës dhe paqes, që na solli këtë liri, të cilën ne e gëzojmë dhe e shijojmë.

Gjatë bisedës së ngrohtë miqësore, që kishte karakter urimi, në odën ku qëndronte e varur fotografia e Komandan Lleshit, e që e njëjta qëndron edhe nëpër zyrat e partive politike, nënëlokja Fetije, me një botë plot kujtime, çmallej duke llafosur me Skenderin, duke evokuar kohën sa ishte gjallë Ridvani, alias Komandant Lleshi, në periudhën kur djali i saj mori pushkën në dorë për ta luftuar armikun dhe për kohën e sodit, kur nipi i saj Leventi u rrit dhe po e ndjek rrugën e babait komandant dhe në sytë e saj, vërehej një lehtësim dhembshurie dhe njëkohësisht një krenari shpirtërore, që nga kjo derë po dalin burra të fjalës dhe të besës.

RCCOLA

Nëna e Komandantit sheh te nipi i saj Leventin, një trashëgimtar të denjë të kësaj familje dëshmorësh, i cili ashtu si prindi i tij, do të ecë rrugëve të përparimit e progresit, për të vazhduar aty, ku ngecën problemet pas arritjes së Marrëveshjes së Konçulit, në vitin 2001.

Nënëlokja Fetije edhe pse e shtyrë në moshë, ajo ndjehet e fortë ashtu siç ndjehen nënat e dëshmorëve të kombëtar, të cilat shoqëria e jonë di t’i nderoj dhe respektoj dhe duke i respektuar këto familjarë të dëshmorëve mbrohen vlerat çlirimtare, pa të cilat ne sot nuk do të kishim pushtete lokale shqiptare e as Këshill Kombëtar Shqiptar.

Pas disa orë bisede e shpalosje të kujtimeve midis nënëlokes Fetije dhe Skenderit, ata ndahen të përqafuar si gjithmonë me shprehjet më të ngrohta popullore: Doku, mos na harroni! Po ku harrohen komandantët, familjet e dëshmorëve e invalidëve të luftës, thuhet në këtë shkrim të Portalit Jetapress.