Uji Dea

Një vit nga ndarja e prokurorit më të guximshëm Ismet Ukshini, djali i tij me fjalë emocionuese

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Sot një vit ndodhi fatkeqësia më e madhe në jetën time dhe familjen tonë, ku mora lajmin se humba njeriun më të dashur, mikun, shokun, të madhin Babën Ismet. Ishte njeriu më i fortë, më krenar, më i dashur, më fisnik, më i mençur dhe më i drejti që kisha njohur. I bekuar kisha qenë nga momenti që kisha lindur sepse jam djali tij ka shkruar djali i tij Gentian Ukshini.

“Sot një vit ndodhi fatkeqësia më e madhe në jetën time dhe familjen tonë. Ku mora lajmin se humba njeriun më të dashur, mikun, shokun, të madhin Babën Ismet. Ishte njeriu më i fortë, më krenar, më i dashur, më fisnik, më i mençur dhe më i drejti që kisha njohur. I bekuar kisha qenë nga momenti që kisha lindur sepse jam djali tij. Mungesa e tij as edhe një moment nuk largohet dhe se malli për babin sa vjen e shtohet. Kujtimet me babin janë momentet më të lumtura të jetës time. Prandaj, me të drejtë thonë se njeriu largohet vetëm fizikisht nga kjo botë, sepse ata jetojnë përgjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona. Krenohem me babain që pata. Fjalët e mësimet tua janë një udhërrëfyes për mua. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty Baba Ismet” ka shkruar djali i tij Gentian Ukshini.

Ndryshe, Ismet Ukshini ish prokuror dhe kryeprokuror shumëvjeçar në Gjilan është ndarë nga jeta më 18 korrik 2020. Ismet Ukshini ishte njëri nga prokurorët më të guximshëm dhe më profesional në fushën e drejtësisë. Humbja e tij është humbja e madhe për drejtësinë kosovare, aq më parë që Ismet Ukshini kishte kryer disa trajnime në Amerikë e gjetiu.

Uji Dea

Ismet Ukshini ndryshe ishte shtylla kryesore në Gjilan dhe për shumë vite ishte në ballë të luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Ishte debatues i ashpër dhe i pa kompromis për të vënë drejtësinë në vend.

Ismet Ukshini ishte edhe njëri nga hartuesit e Dosjes së krimeve për Anamoravë. Humbja e tij ishte humbje e madhe për gjithë sistemin prokuroria në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.