Mobi Casa

Një vit nga miratimi i Demarkacionit me Malin e Zi – çfarë ndodhi me liberalizimin e vizave?

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

U bë një vit që kur Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi. Por edhe pse në atë kohë, liderët e vendit dhe jo vetëm deklaruan se ky miratim do të sigurojë lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë, sot, edhe një vit më pas, ende nuk ka ndonjë zhvillim pozitiv rreth liberalizimit të vizave.

Njohësit e rrethanave politike në vend në një prononcim për Telegrafin kanë vlerësuar se deklaratat e tilla janë bërë vetëm si “premtime elektorale” duke humbur kështu besimin e qytetarëve.

Analisti Ramush Tahiri, thotë se qytetarët e vendit nuk duhet t’iu besojnë udhëheqjes së vet pasi liberalizimi i vizave nuk është në duart e tyre.

Ai theksoi se liderët e vendit janë të “pafytyrë”, që bëjnë premtime të tilla dhe vishen me “puplat e krenarisë”.

“Qytetarët e Kosovës, nuk duhet t’i besojnë udhëheqësisë së vet, pasi është komplet e pandershme sepse liberalizimi nuk është në duart e tyre. Premtimet e tyre janë për çdo kritikë”, ka thënë Tahiri.

Edhe, Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), tha se liderët nuk duhet të deklaroheshin për afatet kohorë të liberalizimit të vizave, pasi kanë humbur kredibilitetin dhe besimin e qytetarëve.

“Gjëja më e mirë që liderët mund të bënin është që të mos deklaroheshin për afatet kohore për data, për arsye se mendoj se ata e kanë humbur kredibilitetin dhe besimin e qytetarëve – dhe fjala e tyre më së paku sot besohet në këtë proces. Realisht qytetarët janë të zhgënjyer nga kjo pritje si e drejtë fundamentale siç është liberalizimi i vizave. Në aspektin procedural kanë mbetur dhe gjashtë hapa deri sa Kosovës t’i mundësohet lëvizja e lirë”, vlerësoi Kryeziu.

KKVITI

Mirëpo, Tahiri fajin për mos dhënien e liberalizimit të vizave qytetarëve të Kosovës ia vë edhe Bashkimit Evropian (BE) dhe politikave të saj.

“Kosova nuk e ka marr liberalizimin e vizave për qytetarët e saj edhe pse i ka plotësuar të gjitha kriteret. Kosova ka kryer kushte më shumë se krejt vendet e tjera dhe pa të drejtë është duke u vonuar në liberalizimin e vizave, jo për fajin e kosovarëve apo të udhëheqësisë së kosovarëve. Fajin ekskluziv për liberalizim është i BE-së dhe politikave të saj. Pajtohem me atë që thotë Edi Rama që ky është turpi i Evropës dhe jo i Kosovës”, theksoi ai.

Ndërsa, Kryeziu potencoi se klasa politike e ka humbur momentumin për liberalizimin e vizave, në vitin 2016.

“Mendoj që klasa politike e ka humbur momentumin në vitin 2016 për liberalizimin e vizave në kohën kur Gjeorgjia dhe Ukraina kanë përfituar nga ky proces, dhe ajo ka qenë koha kur nuk ka pas konsensus të duhur për kalimin e marrëveshjes së demarkimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Realisht ai dy vjeçar e ka bllokuar komplet procesin dhe para kriterit të dytë ku ne vetëm kemi shënuar regres…”.

Ndryshe, sot bëhet një vit që kur Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi. Pasditen e 21 marsit 2018, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi Marrëveshjen e Demarkacionit pas katër herë ndërprerjesh për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Procesi i miratimit të demarkacionit zgjati tri vite dhe u parapri nga një debat i madh, protesta dhe reagime të shumta nga qytetarë, politikanë dhe ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.