Mobi Casa

Një vezë në ditë mban larg doktorin?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Studim pas studimi, dhe fakte të reja. I pari thyen e dytin, e kështu me radhë. Nëse do t’i besonit çdolloj studimi të publikuar, më së pari vendosni të kryeni analizat shëndetësore e të konsultoheni me mjekun tuaj të familjes.

Kjo është rruga e parë e drejtë, për tjerat, vendosni pas rezultateve.Një studim i kryer në mbi gjysëm milioni njerëz në Kinë, sugjeron se një vezë në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ekspertët theksojnë se konsumimi i vezës duhet të jetë pjesë e dietës ditore. Ndërsa, frika se konsumimi i tepërt i vezëve mund të bëjë dëm, duhet eleminuar.

“Një vezë në ditë, mund të sjellë përfitime për shëndetin“, thotë prof.Nita nga Universiteti i Kembrixhid.

Mobi Casa

Studimi i publikuar në revistën “Heart”, ka vëzhguar me vëmendje efektet e vezës për të vërtetuar ose hedhur poshtë frikën që ekzistonte se mos veza shkakton salmonelë, apo rrit kolesterolin.

Së fundmi, shumica e doktorëve këshillojnë konsumimin e vezëve, si pjesë e dietës, pasi janë shumë të ushqyeshme. Ato përmbajnë: nivel të lartë proteine, vitamina A, D, B dhe B12, si dhe përbërës që mbrojnë sytë.

“Një vezë, apo dy në ditë, është mëse e këshillueshme“, thotë doktor Frankie Phillips, nga Shoqëria Dietike Britanike.“Njerëzit nuk duhet të frikësohen nga konsumimi i vezëve“.“Mbase, i vetmi paralajmërim– thotë dr. Philips – është që të hash shumë vetëm një lloj ushqimi, do të thotë që të mos konsumosh ushqimet e tjera“.

Vezët gjithashtu janë burim i mirë i proteinës.Fondacioni Britanik për Zemrën hodhi poshtë këshillën për të limituar konsumimin e vezëve në tre në javë në 2007n, kur dolën në dritë evidencat e reja për kolesterolin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.