Hidromorava

Një vetëvrasje në Viti dhe një vrasje aksidentale në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se një person i moshës 60 vjeçare, ka kryer vetëvrasje, ndërsa, një person tjetër i moshës 27 vjeçare, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike ka humbur jetën.

Dyshohet se më 20 korrik 2019, rreth orës 4h të mëngjesit, në komunën e Vitisë, një person i moshës 60 vjeçare, nga fshati Tërpezë, për shkak të problemeve familjare ka kryer vetëvrasje, duke e goditur vetveten me armë zjarri, në pjesën e kokës. I ndjeri është gjetur nga një dëshmitar në skaj të rrugës, pa shenja jete, me ç’rast menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori dhe mjeku kujdestar, ku me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

United Hospital

Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:
– Një (1) automjet, i markës ‘’Opel Astra’’
– Një (1) armë e llojit ‘’Broëning’’, kalibër 7.65 mm,
– Një (1) gëzhojë kalibër 7.65 mm, si dhe,
– Një (1) karikator me shtatë (7) fishekë, të së njëjtës armë.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, më 19 korrik 2019, dyshohet se një person, i moshës 27 vjeçare, nga komuna e Kamenicës, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në një trafo elektrike, në fshatin Breznicë, ka humbur jetën. I njëjti është raportuar si person i zhdukur nga data 17 korrik 2019, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në IML, në Prishtinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.