FIDANISHTJA

Një vetëpastrim i Gjyqësorit e Prokurorisë e vë në binarë drejtësinë

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë konsideruar se pa shkarjen e sistemit të drejtësisë, gjegjësisht KPK-së, KGJKsë, Gjykatës Supreme, Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha organeve të tjera përcjellëse nga oligarkët e pushtetit, as që do të bëhet fjalë për luftimin efikas të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku numri i lëndëve të pazgjidhura është enorm, i pallogaritshëm.

Ata thonë se Prokuroria speciale dhe Gjyqësori mbase do të duhej të diferencohen dhe të vetëpastrohen brenda llojit, në rend të parë vetë KPK-ja si organ më i lartë, duke i matur prokurorët për nga niveli i performancës profesionale dhe etikës e llogaridhënies, gjithashtu edhe nga vetë KGJK-ja të diferencohen dhe vetëpastrohen gjyqtarët me performancë të dobët, mungesë të etikës dhe integritetit profesional dhe llogaridhënies gjithashtu. Ata shtojnë se këto dy organe si dy miniqeveri që i prijnë Prokurorisë dhe Gjyqësorit do të duhej të kishin një program të shkruar për gjetjet nga evidencat zyrtare, pse jo duke filluar diferencimin dhe vetëpastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se fatkeqësisht mund të thuhet se nuk ka pasur luftë efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe gjithashtu mund të konstatohet se nuk është marrë seriozisht kjo luftë kundër këtyre fenomeneve të së keqes në shoqëri, nga Prokuroria speciale dhe nga Gjyqësori, dhe këtë e përbëjnë disa faktorë për të qenë efikas në këtë drejtim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas tij, mbase do të duhej të diferencohen dhe të vetëpastrohen brenda llojit, në rend të parë nga vetë KPK-ja si organ më i lartë, duke i matur prokurorët për nga niveli i performancës profesionale dhe etikës e llogaridhënies, gjithashtu edhe nga vetë KGJK-ja të diferencohen dhe vetëpastrohen gjyqtarët me performancë të dobët, mungesë të etikës dhe integritetit profesional dhe llogaridhënies gjithashtu etj. “Këto dy organe si dy miniqeveri, që i prijnë Prokurorisë dhe Gjyqësorit do të duhej të kishin një program të shkruar për gjetjet në evidenca zyrtare, pse jo duke filluar diferencimin dhe vetëpastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, u shpreh Naim Kelmendi.

Zeqa: ZPD-ja nuk ndihet që funksionon

FIDANISHTJA

Analisti Florim Zeqa thotë se pa shkapjen e sistemit të drejtësisë, gjegjësisht KPK-së, KGJK-së, Gjykatës Supreme, Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha organeve tjera përcjellëse nga oligarkët e pushtetit, as që do të bëhet fjalë për luftimin efikas të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku numri i lëndëve të pazgjidhura është enorm, i pallogaritshëm. Tutje, sipas tij, pa vetëpastrimin e sistemit të drejtësisë, gjegjësisht largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të dështuar në bazë të performancës, mungesës së etikës dhe integritetit profesional do të ishte vetëmashtrimi i madh për qytetarët e vendit, kur dihet ndikimi i fuqishëm i politikës mbi KPK-në dhe KGJK-në, të cilat janë shndërruar në miniqeveri që i prijnë Prokurorisë dhe Gjyqësorit në vend. “Ndërkaq, zyra e Prokurorit Disiplinor (ZPD-ja) nuk ndihet që funksionon fare, ngase edhe ata sikurse gjyqtarët dhe prokurorët e dështuar, janë të korruptuar dhe të lidhur me mafio-oligarkinë në pushtet dhe me zyrtarë të tjerë në institucionet e kapura të shtetit”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Florim Zeqa.

Avokati Skender Musa ka konsideruar se sa i përket gjendjes, që ekziston në Prokuroritë themelore në Kosovë, por edhe në Prokurorinë speciale, gjendja nuk është e mirë për shkak se ka numër shumë të vogël të prokurorëve, pastaj ka numër shumë pak të stafit mbështetës ose fare, nuk ka bashkëpunëtorë profesionalë të prokurorëve, gjithashtu prokurorëve tanë sot u mungon, siç tha, edhe materiali elementar, derisa prokurori në shtetet e tjera merret vetëm me hetimin e rasteve dhe ngritjes së aktakuzave, ndërkaq në Kosovë duhet të merret komplet me përgatitjen e lëndës, duke filluar nga punët më të thjeshta teknike dhe administrative. “Kjo gjendje nuk mund të ndryshohet, pa ndryshuar çështja edhe e buxhetit, që ndahet për Prokurorinë speciale e sidomos për Prokurorinë themelore, sepse nuk mund të presim rezultat prej një prokurori të krimeve të rënda ose krimeve të përgjithshme, nëse ai duhet të merret edhe me çështjet më të thjeshta me renditje të dosjes”, është shprehur Musa. “Këto shkaktojnë vonesa dhe në mënyrë determinuese edhe prokurorin e lënë të dobët, për shkak se ai duhet të merret me çështje që nuk i takojnë atij. Përveç kësaj, niveli i performancës duhet të ngritët gjithsesi, dhe sa i përket nivelit të performancës në prokurori është KPK dhe Prokuroria e Shtetit që duhet të merren në mënyrë aktive me nivelin e performancës, duke u dhënë mundësi edhe kuadrove të reja, por edhe kuadro me eksperiencë që të konkurrojnë në mënyrë efektive përmes konkurseve dhe të krijojnë kushte që të zgjedhën njerëz që e meritojnë dhe jo të zgjedhën njerëzit në bazë të lidhjeve nepotiste, shoqërore dhe klanore, dhe kjo është duke e ka dëmtuar deri tash sistemin e drejtësisë në përgjithësi përfshirë edhe

(Kosova Sot)