RCCOLA

Një vepër gjigante e nxënësve të Karaqevës, shpalosin flamurin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Flamuri gjigant i Kosovës, i punuar enkas me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë të enjten në shkollën fillore “Avni Rrustemi” në Karaqevë të Epërme, është shpalosur nga arsimtarja e lëndës së Artit Figurativ znj. Arbenita Kryeziu, pas punës disa javore me nxënësit e kësaj shkolle.

Shpalosja e Flamurit të Kosovës, është bërë me rastin e Festës së 17 Shkurtit- Dita e Shpallje së Pavarësisë Kosovës. Flamuri është i punuar në mënyrë të shkëlqyeshme nga nxënësit e shkollës nën udhëheqjen e arsimtares znj. Arbenita, dhe është me një sipërfaqe rreth 12 m2, ( apo 100 fletë të bllokut).

Mobi Casa

Drejtoria e shkollës, e falënderon arsimtaren znj. Arbenita Kryeziu si dhe nxënësit e shkollës sonë për këtë aktivitet dhe kontribut madhështor me rastin e kësaj feste të rëndësishme për popullin e Kosovës – 10 vjetorin e Pavarësisë Kosovës ka thënë drejtori i shkollës Fehmi Kastrati./rajonipress/