ARKATANA

Një vdekje e papritur e shokut, mikut, studiuesit e arsimdashësit të arsimit, Nuhi Ismajli

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pas pak kohe, erdhi si rrëfe kumti jo i mirë, se në moshën 62 vjeçare vdiq shoku, miku, arsimdashësi, kritiku dhe krijuesi ynë i letrave tona shqipe, Nuhi Ismajli, profesor në Gjimnazin e Gjilanit. Është kjo një vdekje para kohe dhe e papritur. Një vdekje që s’mund t’i besohet. Ja jeta. Njerëzit i merr para kohe. E morri shokun, mikun, krijuesin dhe profesorin më të nderuar e më punëtor që e pati arsimi shqip.

Ai ishte i lindur më 1953 në fshatin Terziaj të komunës së Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në Zhegër, kurse të mesmen (normalen dhe gjimnazin) në Gjilan. Studioi letërsinë dhe gjuhën shqipe në Prishtinë. Është profesor në gjimnazin e Gjilanit. Nuhi Ismajli ishte studiues i pasionuar i kulturës shqiptare, historian i letërsisë, kritik letrar, eseist, polemist e gjuhëtar, një krijues mjaft produktiv. Për herë të parë, me shkrime për çështje të arsimit, paraqitet në vitin 1983, për të vazhduar pastaj me shkrime të tjera, për çështje të ndryshme gjuhësore, letrare etj.

Shkrimet e tij të para Nuhi Ismajli i botoi në gazetën “Rilindja”, “Fjala”, “Shkëndija”, në gazetën “Bujku”, “Koha ditore”, “Zëri”, “Bota sot”, “Epoka e re”, “Kosova sot”, “Iliria post” , në revistën “Identiteti”, të Prishtinës, si dhe në gazetat “Shekulli” e “Koha jonë” të Tiranës. Ai ka marrë pjesë në Sesionin shkencor për Çabejn, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, më 1998.

Uji Dea

Nuhi Ismajli është i përfaqësuar edhe me 6 njësi bibliografike për veprën e Buzukut, në veprën: Buzuku dhe gjuha e tij. Veprat e tij janë: “Nga vlerat e traditës”, “Rilindja”, Prishtinë, 2000; “Kureshtje letrare”, “Ura”, Gjilan, 2001, “Aktualizime letrare”, botoi “SAS” Prishtinë, 2009, Studimi “Vepra e Gjon Buzukut”, 2010.

Drejtoria Komunale e Gjilanit për kulturë, rini dhe sport, për veprën më të mirë shpërbleu Nuhi Ismajlin. Ishte ky një shpërblim i merituar, për faktin se N. Ismajli, dita-ditës tregoi dhe dha kontributin e tij në vlerësimin e letërsisë sonë. Herë pas here është paraqitur me tregime dhe shkrime të tjera letrare në shtypin ditor.

Në vitin 2012 botoi veprën “Përsiatje letrare”. Po ashtu, në vitin 2014 botoi veprën studimore shkencore me titull: “Shqetësime socio-kulturore”. Shkroi edhe vepra të tjera. La pas vete në dorëshkrim edhe shkrime të tjera të pabotuara. Aktualisht punoi në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. La pas vete dy fëmijë dhe gruan. Vdiq papritur më 30 nëntor 2015. Nuhi Ismajli ishte edhe opinionist i shumë temave aktuale edhe në rajonipress. /tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.