Eko Higjiena

Një udhëtim me shumë kuptim: Tirana nuk e ka harruar Luginën…

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësues nga shoqëria civile dhe institucionale të Luginës së Preshevës, në fund të gushtit, qëndruan për një vizitë pune në Tiranë. Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, Begzad Avdiu, kryetar i Akademisë “Stoa” dhe Sevdail Hyseni, drejtues i Shoqërisë Civile “Perspektiva”, fillimisht vizituan Universitetin Europian në Tiranë, pastaj patën një takim miqësor me shkrimtarët: Dritëro Agolli e Xhevahir Spahiu, për të mos harruar as redaksinë e gazetës prestigjioze “Shekull”-i dhe kryeredaktorin e saj Arben Rrozhani.

Qëllimi i kësaj vizite ishte me karakter kulturor, arsimor e informativ, fusha këto të ndjeshme të shoqërisë sonë, të cilat të cilat janë të mbarsura me problem të natyrave të ndryshme politike e financiere, e me të cilat seriozisht përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Fillimisht delegacionin nga shoqëria civile e pritën profesorët e Universitetet Europian në Tiranë, prof. dr. Ylljet Aliçka e prof. dr. Aleksandër Dh. Dhima, autor i Antropologjisë së komunikimit, të cilët nga afër u njoftuan për gjendjen alarmante të sistemit të lartë arsimor në Luginë të Preshevës dhe përpjekjet që po bëjnë institucionet shqiptare për tejkalimin e kësaj dukurie diskriminuese shtetërore e Serbisë.

Në mungesë të një shkollimi të lartë, maturantët shqiptarë shtrëngohen të regjistrohen jashtë Luginës, në Kosovë, Shqipëri dhe perëndim. Duke marrë parasysh gjendjen tejet të vështirë politike dhe ekonomike në Luginë, shumë nxënës shqiptarë, në mungesë të testeve dhe shkollimit të lartë, ngelin pa u regjistruar nëpër universitete, duke u rekrutuar në analfabetë.

Takimi i radhës i delegacionit nga shoqëria civile, u zhvillua në ambiente familjare e miqësore me personalitete e shquara të kulturës shqiptare shkrimtarët: Dritëro Agolli dhe Xhevahir Spahit.

Këta kolos të letrave shqiptare, ndonëse ishin të shtyrë në moshë dhe të prekur nga problemet shëndetësore, nuk i ikën takimeve, duke biseduar me kënaqësi për zhvillimet kulturore në Luginë të Preshevës.

Dritëro Agolli dhe Ylljet Aliçka, kohë më parë, patën zhvilluar një intervistë me talentet e reja të Akademisë “Stoa”, në Bujanoc, të cilën e udhëheq me pedantëri, Begzad Avdiu, kryetar e që kanë pasur një jehonë të madhe jo vetëm në Luginë, por edhe më gjerë në hapësirat e etnikumit shqiptar.

Hidromorava

Vizita me karakter pune e delegacionit nga shoqëria civile e Luginës së Preshevës, përmbyllet në redaksinë e gazetës prestigjioze “Shekull”-i.

Kryeredaktori i kësaj gazete Arben Rrozhani, u informua me gjendjen e vështirë të informimit shqip në Luginë, veçmas të gazetarisë së shkruar.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës përpos disa televizioneve lokale e portale informative, ata aktualisht kanë mbetur pa asnjë medium të shkruar. Beogradi nuk është si Podgorica dhe Shkupi, të marrë obligim ligjor për ta ndihmuar botimin e ndonjë gazete apo reviste, siç ndodh me shqiptarët në Mal të Zi dhe shqiptarët në Maqedoni.

Delegacioni nga shoqëria civile e Luginës së Preshevës, largohet nga Tirana, me përshtypje mbresëlënëse dhe optimizmin pozitiv se shteti amë, nuk e ka harruar Luginën e Preshevës, por nuk do të thotë se është duke e dhënë maksimumin për zhvillimin dhe afirmimin e jetës kulturore dhe arsimore në këtë krahinë të bukur shqiptare, të privuar nga e drejta për shkollim cilësor, kulturor, informativ, pa të cilat fusha nuk ka përparim shoqëror e kombëtar./rajonipress/

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.