ARKATANA

Një turne i futbollit, në shenjë të intergrimit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Futbolli, komunikimi dhe integrimi janë në qendër të organizimit. Po kaq i rëndësishëm është edhe këmbimi në mes të kulturave të ndryshme.

Prej nëntë vitesh, diaspora kosovare organizon në Dietikon të Cyrihut turneun e futbollit të sallës “Malësia Cup”. Në krye të këtij organizimi është agjencia e udhëtimeve “Malësia Reisen”, respektivisht pronari i saj Rrustem Aliaj.

“Me rreth 60 ekipe pjesëmarrëse, ky turne mund të jetë ndoshta më i madhi në Evropë”, shkruan gazeta “Limmattaler Zeitung”.

“Futbolli, komunikimi dhe integrimi janë në qendër të organizimit tonë”, thotë Aliaj. Por së paku po kaq i rëndësishëm është edhe këmbimi në mes të kulturave të ndryshme.

Përveç publikut të shumtë dhe futbollistëve në një numër të madh, në mesin e mysafirëve kësaj radhe ishin edhe dy futbollistë shqiptarë nga Kosova që luajnë në superligën e Zvicrës Amir Abrashi dhe Mërgim Brahimi. Ata të dytë mbrojnë ngjyrat e GC të Cyrihut, ndërkaq Abrashi luan për përfaqësuesen e Shqipërisë dhe Brahimi për U21 të Zvicrës.

Mobi Casa

“Ne jemi për herë të parë këtu dhe turneu është i organizuar me të vërtetë shumë mirë”, thotë Brahimi. Të dy futbollistët e njohur i gëzohen faktit që turneu i organizuar nga komuniteti i emigrantëve kosovarë është etabluar kaq mirë.

Fillimi i turneut ka qenë kur Rrustem Aliaj i kishte ndihmuar materialisht të birit në organizimin e një turneu të vogël. Me kohë është shtuar si përvoja ashtu dhe atraktiviteti i turneut. “Ne na vinë dyfish më tepër kërkesa për pjesëmarrje se sa që kemi mundësi t`i pranojmë”, thotë ai.

Lojtarët pjesëmarrës vijnë nga Zvicra, Gjermania, Franca, Austria, Italia dhe madhe edhe nga Anglia. “Në fillim merrnin pjesë vetëm ekipe nga diaspora kosovare ndërsa ndërkohë turneu ka arritur të ketë përbërje mjaft mirë të përzier komunitetesh”, thotë Aliaj. Ai shton me këtë rast se “ne na intereson të promovojmë dialogun në mes të kulturave.

Për të shikuar ndeshjet në këtë aktivitet sportiv ka ardhur edhe një ekip televiziv nga Kosova si dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. “Jam këtu për ta përgëzuar mbajtjen e këtij aktiviteti. Dhe ku ta dish, mbase edhe për të shikuar dhe zgjedhur talente të reja” ka thënë Vokrri për gazetën.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.