FIDANISHTJA

Një truk i thjeshtë për t’i shpëtuar erës së keqe të hudhrës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hudhra nuk është vetëm një bimë barishtore që u jep shije ushqimeve.

Ajo është përdorur për shekuj me radhë si bimë mjekësore për parandalimin dhe trajtimin e një sërë sëmundjesh, shkruan shendeti.al

E keqja e kësaj bime është se ka një erë pak të fortë dhe të djegë nëse e konsumon të gjallë. Nëse doni një zgjidhje të shpejtë për t’i shpëtuar erës së keqe që lë hudhra në gojë, po ju sugjerojmë një truk të thjeshtë.

Përtypja e gjetheve të mentes, marules dhe mollë ul në mënyrë të konsiderueshme nivelet e përbërësve që shkaktojnë erën e keqe në gojë, sipas një eksperimenti të kryer nga hulumtuesit shkencor në Universitetin Shtetëror të Ohajos.

Më specifikisht, përbërës dhe enzima të caktuara tek gjethet e mentes, marules dhe mollët ndërveprojnë me përbërësit kimikë që shkaktojnë aromën e hudhrës, duke neutralizuar kështu erën në gojë që lë pas ajo.

FIDANISHTJA

“Molla kundërvepron me hudhrën në gojë dhe stomak për të hequr erën e keqe të përbërësve të tyre kimikë, para se ata të arrijnë në rrugët e gjakut. Prandaj molla është më efektive se thjesht larja e dhëmbëve për largimin e erës së keqe”, shpjegon prof. Sheryl Barringer, autore kryesore e studimit.

Mollët, marula dhe gjethet e mentes janë të pasur me përbërës fenolikë, substanca aromatike që gjenden tek bimët dhe kundërveprojnë direkt me përbërësit që krijojnë erën e hudhrës.

Këto ushqime janë gjithashtu të pasur me enzima që përshpejtojnë ndërveprimin midis këtyre përbërësve.

Lëngu i mollës dhe i mentes, si dhe mollët dhe marula e zier janë gjithashtu të mirë për largimin e erës së keqe, edhe pse nuk janë aq efektive sesa versionet e pagatuara.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.