Eko Higjiena

Një tjetër studim konfirmon se hidroksiklorokina nuk ndihmon pacientët me COVID-19

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Më shumë prova po shfaqen për të konfirmuar se ilaçi anti-malarie, hidroksiklorokina, nuk ndihmon pacientët me COVID-19.Një studim i publikuar të enjten ka zbuluar se hidroksiklorokina i dhënë si ilaç i vetëm apo në kombinim me antibiotikun azitromicinë, nuk përmirëson gjendjen e pacientëve të hospitalizuar, me simptoma nga të buta deri në të mesme të COVID-19.

Studimi, i udhëhequr nga studiues në Brazil, ka përfshirë 504 pacientë me COVID-19 që nuk kanë pasur nevojë për oksigjen shtesë apo që merrnin deri në katër litra oksigjen në minutë.

Pacientët janë përzgjedhur pa ndonjë kriter për t’iu nënshtruar njërës mënyrë të kujdesit: për të pranuar një dozë prej 400 mg dy herë në ditë të hidroksiklorokinës apo që të marrin dy herë në ditë dozën e njëjtë si dhe një dozë të azitromicinës, për shtatë ditë rresht. Studiuesit pastaj vlerësuan se si pacientët ishin 15 ditë më vonë, raporton CNN.

As hidroksiklorokina si e vetme e as në kombinim nuk kanë ndikuar në gjendjen e pacientëve pas tretmanit 15 ditor, ka treguar studimi.

Eco Higjiena

Për më tepër, aritmia dhe niveli i lartë i enzimës në mëlçi ishin më të shpeshta te pacientët që merrnin hidroksiklorokinë apo këtë ilaç në kombinim me azitromicinë.

Në përgjithësi, studiuesit kanë shkruar se në mesin e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 e që kanë simptoma të buta deri mesatare, përdorimi i hidroksiklorokinës si ilaç të vetëm apo si kombinim, nuk ka përmirësuar statusin klinik në krahasim me kujdesin standard.

Ky ilaç u bë i famshëm kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se do ta bënte dallimin për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Ai kishte thënë se e ka marrë këtë ilaç si preventivë ndaj Coronavirusit. Por studime të shumta kanë dëshmuar se nuk ka ndonjë përfitim nga përdorimi i këtij ilaçi nga pacientët me COVID-19.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.