Një tentim vrasje në Gjilan
Gjilan – Viktima SH.B. (1972), ka raportuar policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje që ka pasur me të dyshuarin N.M. është sulmuar me një mjetë të mprehtë në krahun e majtë dhe si pasojë ka kërkuar fillimisht ndihmë mjekësore në Emergjencë e Spitali Rajonal në Gjilan dhe pas tretmanit palës i është përkeqësuar gjendja dhe është transportuar në QKUK-Prishtinë, por sipas personelit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë ka njoftuar Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet hetuese si dhe ato patrulluese të Policisë, ku si dëshmi materiale është konfiskuar një shkop druri dhe një pallto e gjakosur.
I dyshimti është arrestuar nga njësitet e hetimeve rajonale./rajonipress/


