Mobi Casa

Një tentim grabitje dhe një rrahje familjare përmbyll vitin 2014 në Gjilan

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Gjilan dy të dyshuar meshkuj shqiptar nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë tentuar të grabisin parat nga viktima mashkull shqiptar i cili ishte në lokalin e tij. Viktima ka arrit t’i marr armën të dyshuarit, të cilit pas kësaj kanë ikur nga vendi i ngjarjes njoftoj policia e Kosovës.

Si rezultat i reagimit të shpejtë njësiti përkatës policor ka arrit të arrestoj njërin nga të dyshuarit. Është konfiskuar arma AK-47. I dyshuari tjetër gjendet në arrati. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Eco Higjiena

Kurse në rrugën “Ramadan Salihu”, në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjtit nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull shqiptar, të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /rajonipress/