RCCOLA

Një takim i frytshëm

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Me ndërmjetësimin e Zyrës Evropiane për Zhvillimin Demokratik në Yverdon-les-bains erdhi për një qëndrim treditor një delegacion nga Shkodra, i prirë nga kryetari i saj, z.Lorenc Luka, znj. Klea Jaku dhe z. Aleksandër Marleci, përfaqësues të Bashkisë së Shkodrës, znj. Arjeta Troshani, dekane e Universitetit Ekonomik në Shkodër, z. Zef Gjini, kryetar i Shoqatës së Artizanëve në Shkodër, znj. Kristi Kola, përfaqësuese e Shoqatës së Studentëve të Universitetit të Shkodrës, znj. Ilirjana Pirani, delegate e Agjencisë së Demokracisë Lokale në Shqipëri dhe Valbona Karakaçi, drejtuesja e programit për Zhvillimin e Demokracisë Lokale.

Me organizimin e kësaj vizite u mor Zyra për Integrim në Yverdon les bains, prirë nga znj. Katia Blanc dhe kryetari i Komunës së Yverdon-les bains, z. Daniel Von Siebenthal si dhe një numër i konsiderueshëm i vendësve dhe bashkëkombësve nga Shqipëria dhe Kosova.

Ditën e parë, më 26 prill, Komuna e Yverdonit organizoi një darkë pune, ku përveç autoriteteve komunale, përfshirë dhe kryetarin, ishin të pranishëm edhe shumë personalitete të ndryshme që veprojnë në jetën shoqërore, politike, ekonomike, kulturore, arsimore dhe rinore të Yverdon-les-bains.

Ky diversitet personalitetesh krijoi një rast të jashtëzakonshëm, ku secili prej mysafirëve nga Shkodra kishte pranë vetes dikë nga pala zvicerane për të shkëmbyer mendime dhe përvoja të ndërsjella për sferën së cilës i përkiste. Darka zgjati deri në orët e vona në hotel-restorant Maison Blanche – Shtëpia e bardhë. (Me këtë rast përcjellim falënderimin e kryetarit të Yverdonit dhe Këshillit Organizativ për pronarin e hotelit, z.Baki Halimi, i cili bëri një gjest të jashtëzakonshëm, duke iu ofruar qëndrimin falas të gjithë delegacionit).

Kapitull më vete ishte dita e 27 prillit, ku në kalanë e Yverdonit u organizua një konferencë dhe debat me pika të ndryshme. Rëndësinë dhe seriozitetin për këtë ditë e përforcoi edhe pjesëmarrja e Shkëlqesisë së tij, Ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër, z. Mehmet Elezi, i cili me një fjalim rasti përshëndeti të pranishmit dhe i uroi mbarësi kësaj nisme.

Një fjalim rasti mbajtën edhe kryetarët e komunave përgjegjëse, z. Von Siebenthal dhe z. Luka. Pas falënderimit, ai theksoi mundësinë që ky bashkëpunim të jetë edhe më i frytshëm dhe shumë i nevojshëm për Shkodrën. Në vazhdim filloi prezantimi i oratorëve për pika të ndryshme, si: prezantimi i Agjencisë së Demokracisë Lokale nga znj. Antonella Valmorbida, puna e Drejtorisë së Zhvillimit dhe Bashkëpunimit zviceran, znj. Anne Moulin, zhvillimi dhe mjedisi, znj. Arjeta Troshani, zhvillimi ekonomik në Vaudin verior, z. Jean-Marc Buchillier, drejtor i Shoqatës për Vaudin verior.

Uji Dea

Për aktivitetet e rinisë dhe përparësitë apo pengesat me temën Rinia dhe qytetërimi foli z. Behajdin Bruti (bashkëkombës nga Kosova ), anëtar i Komisionit Konsultues Zvicër-Imigracion. Për turizmin dhe zhvillimin e Shkodrës në foltore u paraqit z. Aleksandër Marleci, përgjegjës i Departamentit për dhuruesit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në Komunën e Shkodrës. Më pas në skenë u paraqit trupa teatrore “Kurora” nga Nyon, e cila kishte përgatitur disa pika humori, të cilat ndikuan në shlodhjen dhe argëtimin e të pranishmëve.

Me të përfunduar konferenca dhe debate, të pranishmit u zhvendosën në një sallë të Kalasë, ku ishin shtruar tavolinat me ushqime të ndryshme nga kuzhina zvicerane, portugeze dhe ajo nga Sri Lanka. Po në këtë sallë ishin të prezentuara edhe shumë shoqata të ndryshme turistike, ndërmarrje ekonomike dhe arsimore, por dy zgjonin një kërshëri të veçantë: ajo e artizanëve nga Shkodra, ku z. Zef Gjini ofronte sqarimet e nevojshme dhe ajo e LAPSH-it (Lidhja e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë), ku kryetari i LAPSH-it për kantonin Vaud, z. Isni Idrizi, njoftonte të interesuarit me materialin shkollor, metodat e punës si dhe për aktivitetet e ndryshme të LAPSH-it.

Një atraksion i vacantë për delegacionin nga Shkodra ishte edhe shëtitja e organizuar në liqenin e Neuchatelit me një bark të vogël e cila lëvizte me energji diellore.
Në mbrëmje në nder të mysafirëve u shtrua një darkë në Restaurant de Tennis (darka për mysafirët u ofrua nga pronarët e restorantit, Iliri dhe Xeni, për çka iu jemi mirënjohës).

Të nesërmen, më 28 prill, delegacioni u prit dhe u përcoll nga kryetari i Komunës së Yverdon-les-Bains, z. Daniel Von Siebenthal dhe Këshilltari Komunal, z. Nuri Hajdari.

Nga gjithë ajo që u tha dhe u pa gjatë këtyre ditëve, del se ishte takim i frytshëm, rezultatet e të cilit do të shihen me kalimin e kohës. Është e arsyeshme shpresa se objektivat e parashtruara do të jetësohen. Njëherësh u vërejt edhe nevoja që komuniteti shqiptar të vizitohet herë pas here nga personalitete të ndryshme nga shtetet amë. Ngrohtësia gjatë takimeve, afërsia, bujaria dhe spontaniteti na bëjnë që të themi se «delegacioni nga Shkodra hasi në Yverdon-les-Bains në një mikpritje shkodrane».Në emër të Këshillit organizativ: Rekë Papazi.(albinfo)