Fundamenti

Një “Syriza” kosovare për të rrëzuar oligarkët e korruptuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova mund të ndjekë modelin politik grek. Partitë e mëdha e kanë humbur besimin e qytetarëve.

Analistët thonë se dalja e një alternative të re politike, që sjell shpresë për qeverisje të ndershme e transparente, duke kthyer besimin e njerëzve te shteti, është e pashmangshme. Si shembull ata e marrin rastin e Greqisë, kur populli i ndëshkoi partitë e mëdha

ARKATANA

Dështimi në planin gjithëpërfshirës të zhvillimit të vendit nga kjo klasë politike, për një dekadë e gjysmë, pavarësisht se kush ishte dhe kush doli nga pushteti, sipas analistëve politikë, ka krijuar një terren të përshtatshëm politik për ndërtimin e një subjekti krejtësisht të ri, me vizion të qartë dhe mision që përputhet përfundimisht me interesin qytetar.

Një alternativë e re politike ka gjasa të lindë në Kosovë, për të fituar besimin e votuesve, ngjashëm me rastin e “Syrizas” në Greqi. Analisti politik Blerim Burjani thotë se është momenti kritik kur Kosovës i duhet nxjerrja në skenën politike të një subjekti të ri.”Kosovës definitivisht i duhet një model i ri i qeverisjes, jo ky model i vrazhdë, i korruptuar dhe me një opozitë të tillë pa vizion dhe alternativë të qartë për të fituar besimin e qytetarit. Pra, definitivisht dhe urgjentisht ka nevojë për alternativë me vizion krejtë- sisht të ri, të reformuar politik dhe nuk ka më nevojë për qeverisje militantiste dhe oligarkisë partiake, të klaneve të ngushta familjare”, ka theksuar Burjani./kosova sot/