RCCOLA

Një stuhi tjetër mbi Barack Obamën

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Administrata e Obamës u gjet e papërgatitur nga vala e revoltave pro demokracisë, që vitin e kaluar rrëzoi disa nga liderët autokratikë, disa si egjiptiani, Hosni Mubarak, aleatë të SHBA prej një kohe të gjatë. Por Washingtoni gradualisht i dha një mbështetje të kujdesshme qëllimit të lëvizjes së Pranverës Arabe.

Shpërthimi i dhunës në Lindjen e Mesme e ka vënë presidentin amerikan përballë me një nga sfidat më serioze të përpjekjeve të tij për ta ruajtur Pranverën Arabe nga shpërfytyrimi në një valë të re anti amerikanizmi – dhe për ta ndaluar këtë gjë, nuk është se ka shumë mundësi të mira.

Më pak se dy muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, një vërshim sulmesh mbi ambasadat në Libi, Egjipt dhe Jemen ngre një dilemë të madhe për një lider amerikan, i cili e mori zyrën e presidentin duke premtuan ‘një fillim të ri’ me botën myslimane, por i cili është përpjekur që të menaxhojë transformimin që ka fshirë nga pushteti shumë nga diktatorët e rajonit që sundonin për një kohë të gjatë.

E përveç kësaj, sapo ai po përpiqej t’i shmangej kritikave të rivalit republikan për politikën e jashtme, presidenti Barack Obama është ngërthyer me një krizë të përshkallëzuar në marrëdhëniet me Izraelin për programin bërthamor të Iranit dhe gjakderdhjen në Siri, ku presidenti Baschar Al Assad nuk i ka përfillur thirrjet ndërkombëtare për t’u larguar.

Fatkeqësitë e Lindjes së Mesme të Obamës u thelluan këtë javë me një numër sulmesh mbi ndërtesat diplomatike amerikane dhe me vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi. Demonstruesit ishin të zemëruar nga një film i prodhimit amerikan, të cilin ata e konsiderojnë blasfemi kundrejt Islamit.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë i frikësohet vazhdimit të dhunës në rajon, Obama dhe ndihmësit e tij po mundohen për të riformuluar qasjen e tyre për problemin. U lëshuan paralajmërime për qeveritë myslimane nëpër botë, ku thuhej se pritej prej tyre që të ndihmonin në mbrojtjen e interesave amerikane.

E gjithë kjo thjesht çon në një sfidë edhe më të madhe që do të zgjasë shumë pas zgjedhjeve të nëntorit në SHBA, në dukje një distancë në rritje mes SHBA dhe forcave islamike në Lindjen e Mesme.

Me fjalimin e tij të në vitin 2009 në Kajro, Obama kishte shpresuar që të ‘rivendoste’ marrëdhëniet me rajonin dhe të lehtësonte ndjesinë negative që ishte ushqyer nga pushtimi nën udhëheqjen e SHBA të Irakut në vitin 2003.

Administrata e Obamës u gjet e papërgatitur nga vala e revoltave pro demokracisë që vitin e kaluar rrëzoi disa nga liderët autokratikë, disa si egjiptiani Hosni Mubarak, aleatë të SHBA-së prej një kohe të gjatë. Por Washingtoni gradualisht i dha një mbështetje të kujdesshme qëllimit të lëvizjes së Pranverës Arabe.

Tani, kur shumë nga optimizmi amerikan që shoqëroi revoltat në botën arabe është zhdukur, Washingtoni po përballet me një rritje të aktivitetit islamik dhe me rënien e ndikimit mbi vende që dikur numëroheshin si aleate.

“Ka shumë role që lëvizin dhe është e rëndësishme që të mos bëhen shumë përgjithësime,” tha Hayat Alvi, lektor për studimet mbi Lindjen e Mesme në U.S. Naval War College. “Por duket se politika për komplikohet në vazhdim e sipër, jo vetëm në rajon, por edhe këtu në SHBA”, shtoi ai.

Në rajon, Obama si person vazhdon të mbetet më popullor se shumë nga paraardhësit e tij. Por skena të pronave të ambasadës amerikane që shkatërrohen në Kajro, e më pas në Jemen, për shkak të zemërimit që shkaktoi një film fyes kundrejt Profetit Muhammed, ishin përkujtues shumë të fortë se potencialisht dhuna anti- amerikane është e dukshme.

Fundamenti

Në sulmin më serioz u vra ambasadori amerikan Christopher Stevens dhe tre kolegë të tij në qytetin libian të Bengazit, një qytet i cili u shpëtua vjet nga forcat e diktatorit Gaddafi prej bombardimeve ajrore të Perëndimit gjatë luftës civile në Libi.

Ndërsa qeveria libiane u shpejtua që të dënonte sulmin dhe u zotua që të bashkëpunojë me SHBA-në për të gjetur përgjegjësit, ishte përgjigja e dyanshme e presidentit të ri egjiptian, Mohammad Mursi, që dënonte videon dhe jo turmat egjiptiane, që e zemëroi Washingtonin.

Obama tha për rrjetin spanjoll Telemundo se qeveria islamike egjiptiane nuk duhet të konsiderohet një aleate e SHBA-së, ‘por ne nuk i konsiderojmë armiq,’ shtoi ai. Obama më vonë foli me Mursi dhe dha në një porosi të vonuar se Egjipti duhet të bashkëpunojë për mbrojtjen e ndërtesave diplomatike amerikane.

“Autoritetet egjiptiane nuk mund të luajnë ndonjë lojë të dyfishtë këtu,” tha Ari Ratner, një ish i dërguar i administratës Obama, ekspert i Lindjes së Mesme dhe tani anëtar i Truman National Security Project. “Nëse qeveria egjiptiane akoma pret ndihmë domethënëse dhe investime nga Amerika, duhet që të qartësojë papranueshmërinë e këtyre ngjarjeve dhe të punojë fort në qetësimin e situatës”, shtoi ai.

Mursi, sido që të jetë, mund të ketë pak mundësi zgjedhjeje. Ashtu si qeveria e Pakistanit, e cila shpesh akuzohet se luan lojë të dyfishtë, ai duhet të kalojë nëpër një rrugë të vështirë mes superfuqisë(ndihma e së cilës i duhet) dhe ekstremistëve, ose thjesht votuesve normalë, në vendin e tij me këndvështrime të theksuara religjioze dhe kombëtare.

Që udhëheqësit e SHBA kanë trysnitë e tyre politike, kjo është më se e qartë.

Shpejtësia me të cilën u politizuan sulmet mbi misionet diplomatike thekson rreziqet në shtëpi për Obamën çfarë do që ai të bëjë, sidomos kur rivali i tij, Mitt Romney e akuzon se ‘po kërkon falje në emër të Amerikës.”

Romney u përball po ashtu me telashe, pasi u duk se deshi të luante politikisht me çështjen, ku ekspertët e spektrit politik e akuzuan për oportunizëm gjatë një tragjedie kombëtare.

Duke e ndjerë presionin, Obama vazhdoi ta mbrojë politikën e tij për Lindjen e Mesme të enjten.

“Tani e di që ndonjëherë është e vështirë të shohësh këto imazhe turbulluese në televizion, sepse bota jonë është mbushur me sfida,” tha ai në një takim fushate në Kolorado. “Kjo kohë në të cilën jemi është një kohë e trazuar. Por ne mundemi dhe ne do ti kalojmë këto sfida nëse i qëndrojmë besnikë asaj që jemi”, shtoi presidenti.

Të paktën, ngjarjet e kësaj jave do të thellojnë kujdesin në përfshirjen e mëtejshme në Siri, duke nënvizuar dyshimet për lejimin e kryengritësve që të marrin armë më të sofistikuara. (Reuters)