Një skuadër nga Premierliga kërkon Januzajn
Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj po kërkohet nga një skuadër tjetër e Premierligës.Skuadra e Evertonit do të mundohet që gjatë verës ta huazoj nga Manchester United, Adnan Januzajn, raporton Manchester Evening News.
Ekipi nga Goodison Park ishte munduar që edhe gjatë afatit kalimtar të janarit ta transferoj kosovarin, por nuk kishte arritur ta bëjë në gjë të tillë.
Megjithëkëtë, trajneri Roberto Martínez do të tentoj sërish që ta huazoj reprezentuesin e Belgjikës, i cili kërkohet edhe nga Paris Saint-Germain


