Fundamenti

Një shtyrje tjetër nga FIFA do të ishte joserioze

/ 1 minutë lexim

Prishtinë – Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, thotë se do të ishte joserioze nëse shtëpia botërore e futbollit (FIFA) do të shtynte edhe më tej vendimin për Kosovën.

Ai nuk pret një ndërrim të vendimit të FIFA-s të marrë muaj më parë, ku Përfaqësueses së Kosovës i lejohet të luajë ndeshje miqësore.

Mobi Casa

Por ky vendim i marrë më 22 maj të këtij viti nga FIFA, “u ngri” përkohësisht pas presionit të Serbisë dhe UEFA-s dhe FIFA paralajmëroi se ai do të “qëndiset” me ca modalitete që do “të kënaqnin” të gjitha palët.

E zbulimi i këtyre modaliteteve u shty dy herë nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, por më 14 dhjetor, Vokrri pret një përgjigje pozitive.Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, do të mbajë mbledhjen e radhës, të premten, në Tokio.(koha)