ARKATANA

Një shtyllë elektrike e rrezikshme për qytetarët tanë…!

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Aty afër kafiterisë, “Natyra” e më parë ky vend është quajtur “Llovac”, që gjendet afër Hallës Sportive të qytetit, Rruga e Kumanovës, ngre shtat një shtyllë elektrike e rrezikshme për qytetarët tanë. Askujt nuk i shkon mendja, se telat e rrymës, të cilët shihen dhe se janë të dalur përgjysmë jashtë shtyllës, e kanë hapur gojën dhe janë të pështjellur pak me një thes të thjeshtë, që paraqesin rrezik për qytetarët tanë, Gjilanit.

Pse jo? Kapaku i shtyllës është hequr nga dora e njeriut, i cili kapak i ka lënë telat të duken lirshëm në shtyllën e rrymës që paraqesin rrezik për njerëzit tanë.
Kjo “gjendje” e tillë paraqet rrezik për qytetarët tanë, sepse, duke lëvizur aty afër, sidomos fëmijët, do të jenë të rrezikuar për jetë. Këtë “veprim” jo të mirë e ka bërë ndokush prej atyre që dalin e “pushojnë” në kohë nate, të cilët, sa herë u nevojitet errësira, e shkyçin rrymën për “relaksim” kohe e pune.

Uji Dea

Pra, këtu ka prekur dora e njeriut, i cili nuk e ka menduar se në këtu frekuentojnë jo vetëm qytetarë të moshave të ndryshme, por aty frekuentojnë edhe fëmijët të vegjël. Bile, ditë më parë, mu në këtë vend, mbi 200 fëmijë me edukatoret e tyre, kanë pushuar e luajtur gjer vonë nën hijet e pemëve që gjenden afër kësaj shtylle me rrezik jete.

Prandaj, para se të ngjan diçka e papritur, është mirë që punëtorët e KEK-ut të intervenojnë dhe ta sanojnë gjendjen e tillë me rrezik. Qytetarë, më mirë të intervenohet me kohë, sa nuk është bërë vonë. Kur e pëson njeri, atëherë mos u ankoni. Pra, ja qytetarë ku është rreziku te kjo shtyllë elektrike, e cila është “roja” e ditës dhe e natës./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.