Një shtetase e Shqipërisë bije viktimë e një mashtruesi nga Vitia

Viti – Ankuesja Shqiptare shtetase e Republikës së Shqipërisë me banim në Durrës i ka raportuar policisë së Kosovës në Vitit se është mashtruar nga i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës që besohet të jetë banues i Komunës së Vitisë.
Sipas ankueses që nga gjysma e vitit 2014 dhe gjatë gjithë vitit 2015 i dyshuari vazhdimisht ka kërkuar që ajo t`i dërgonte të holla për t`ia rregulluar asaj një vizë për në shtetin e Italisë. Vlera të cilën i ka dërguar ankuesja sipas deklaratës së saj është e konsiderueshme.
I dyshuari gjithashtu i ka premtuar ankueses se do te jetonin së bashku mirëpo në fund e ka kuptuar se është mashtruar, dhe personi në fjalë asaj i kishte dhënë emrin jo të vërtetë duke e futur në lajthitje vetëm për t`ia marrë të hollat. Njësitet e hetimeve të Policisë së Kosovës janë në kërkim të të dyshimtit ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/