Mobi Casa

Një shtetas kosovar dëbohet nga Italia – u konsiderua i rrezikshëm për sigurinë kombëtare

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një shtetas kosovar dhe një nga Tunizia janë dëbuar nga Italia, për shkak se të njëjtit po konsiderohen të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.


Siç raporton agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, të dy këta qytetarë u dëbuan për shkak se ishin “shumë të radikalizuar”.

Njoftimi për dëbimin e tyre sipas “ANSA”, thuhet se është bërë nga Ministria e Brendshme në Viminale.

Mobi Casa

Kjo e çon në 56 numrin e urdhrave të dëbimit të lëshuara në vitin 2023 ndaj shtetasve të huaj që konsiderohen të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.

Italia ka rritur sigurinë kombëtare në mes të luftës Izrael-Hamas./Telegrafi/