Eko Higjiena

Një shtet me dy sisteme të drejtësisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetë të opozitës thonë se Marrëveshja e Drejtësisë e arritur me Serbinë është antikushtetuese pasi, sipas tyre, ka dy sisteme të drejtësisë.

I pari që tenton të sigurojë pjesëmarrje për të gjithë qytetarët në jetën institucionale dhe tjetri që garanton pjesëmarrjen e vetëm një etnie. Ndërsa njohësit e çështjeve juridike vlerësojnë se Marrëveshja e Drejtësisë thellon edhe më shumë ndarjen etnike të vendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Marrëveshja për Drejtësinë e arritur mes palës kosovare dhe asaj serbe, e cila filloi të zbatohet pas dekretimit ditë më parë të 40 gjykatësve dhe 13 prokurorëve serbë nga presidenti Hashim Thaçi, po vlerësohet si antikushtetuese nga opozita kosovare.

Uji Dea

Përfaqësues të opozitës në Parlamentin e vendit kanë thënë se në bazë të kësaj marrëveshjeje Kosova do t’i njohë të gjitha aktgjykimet e gjykatave paralele serbe në Kosovë që nga paslufta e deri më tani dhe se emrat e gjykatësve, të cilat janë betuar para presidentit, janë dërguar nga Beogradi.

Megjithatë me deklaratat e tilla të deputetëve opozitarë nuk është pajtuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se kjo marrëveshje ka paraparë funksionimin e gjykatave në veri në përputhje me ligjet e Kosovës, shkruan tutje “Zëri”.

Ndërsa njohësit e çështjeve juridike në vend vlerësojnë se Marrëveshja e Drejtësisë mes Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje që thellon edhe më shumë ndarjen etnike të vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.