Një shqiptare nga Serbia ndalohet në Muqibabë për shmangie nga obligimet doganore
Gjilan – Në Muçibabë njësiti policor së bashku me Njësitin e doganës ka ndaluar veturën “Pezho” ku gjatë kontrollit në çantën e pasagjeres femër shqiptare shtetase e Serbisë janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara pajisje digjitale për kabllovik: 12 resiver të llojit “AMICO” në vlerë prej 600 euro njoftoj policia e Kosovës, raporton rajonipress.
Me urdhër të prokurorit malli konfiskohet dhe rasti i dorëzohet doganës./rajonipress/


