UBT

Një shqiptarë nga Isniq i Deçanit vritet në Gjilan

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, që ka qenë në lëvizje me veturë civile, derisa ngjarja ka ndodhur të dielën në Gjilan. Burimet tona mësojnë se viktima është Ilir Balaj (1971) nga fshati Isniq i Deçanit kurse i dyshuari-vrasësi është Ismajl Byqmeti (1968) nga një lagje e Poneshit të Gjilanit.

Sipas policisë së Kosovës viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në QKUK, ku gjatë trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë raporton rajonipress.

Eco Higjiena

Në vendngjarje si prova materiale janë konfiskuar vetura e viktimës ku është gjetur një predhë e plumbit, ndërsa në oborrin e të dyshuarit janë gjetur 29 gëzhoja si dhe në paradhomën e shtëpisë dy fishekë të gjitha të kalibrit 7.62 mm.

Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të lokalizohet dhe arrestohet i dyshuari dhe nga i njëjti është konfiskuar arma AK 47 së bashku me karikatorin me 30 fishekë të kalibrit 7.62X39 mm. I dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. /rajonipress/