ARKATANA

Një shqiptare „Mis Zvicra 2013“?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Heidi Lushtaku dhe Dorina Podrimja, dy bukuroshet me prejardhje nga Kosova, janë kandidate në finalen “Miss Zvicra 2013“.

12 vajza finaliste konkurrojnë për kurorën „Mis Zvicra 2013“ në një spektakël bukurie që do të mbahet sonte në Hallenstadion në Cyrih, në transmetim të drejtpërdrejt televiziv në Sat1 të Zvicrës.

Në mesin e 12 finalisteve për kurorën e Mis Zvicrës janë favorite edhe dy shqiptaret me prejardhje nga Kosova Heidi Lushtaku dhe Dorina Podrimja.

Megjithatë vendimi është në duart e jurisë dhe shikuesve televizivë. Në katër raundet e votimit në spektaklin e sontëm juria dhe telespektatorët kanë të drejtë të vendosin 50:50 për mbretëreshën e bukurisë „Miss Zvicra 2013“

Spektakli fillon sonte nga ora 20.15 në Sat.1 të Zvicrës.

Dy shqiptaret Heidi Lushtaku nga Cugy (Vaud) dhe Dorina Podrimja nga Hägendorf (SO) synojnë që sonte më 8 qershor të trashëgojë kurorën nga bartësja zyrtare e titullit, Alina Buchacher.

FIDANISHTJA

Dorina Podrimja, 21 vjeçe, ka lindur në Olltën të Zvicrës dhe është me origjinë nga Gjakova.

Padyshim se bukurosheve shqiptare me prejardhje nga Kosova u duhet mbështetja nëpërmjet votimeve.

22 vjeçaren me origjinë nga Vushtrria, Heidi Lushtaku mund ta votoni nëpërmjet sms-it në numrin 377 duke shënuar numrin 04.

Ndërsa bkuroshen tjetër shqiptare, Dorina Podrimen mund ta votoni nëpërmjet sms-it në numrin 07.

Votat tuaja mund të shkojnë për kandidatet shqiptare edhe nëpërmjet numrit telefonit: 0901544504./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.