Një shqiptare arrestohet për falsifikim të dokumenteve tek “Dheu i Bardhë”

Gjilan – Në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” raportohet se është arrestuar e dyshuara femër shqiptare pasiqë e njëjta gjatë kontrollit të dokumenteve nga njësitë policore në pikën kufitare, ka prezantuar një pasaportë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar njoftoj policia e Kosovës.
Në konsultim me prokurorin e dyshuara pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/