UBT

Një shqiptar shtetas i Serbisë kapet në Gjilan me 44 kg substancë narkotike

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Polica e Kosovës e mbështetur në strategjitë që dalin për luftimin e krimit të organizuar dhe realizimit të objektivave të saj, me sukses të vazhdueshëm është duke u treguar efikase dhe ketë e dëshmon me rezultatet e punës se saj.

Si rezultat mbrëmë më 15. 11. 2013 rreth orës 21:00, hetues nga Drejtoria e Hetimit të trafikimit me narkotik kanë bërë arrestimin e të dyshuarit nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “trafikim me substanca narkotike”

Hetuesit policor të mbështetur nga policia rajonale e Gjilanit, në rajonin Gjilanit gjatë një pike kontrolli kanë ndaluar veturën BMW me targa të Republikës së Serbisë të cilën e drejtonte një mashkull shqiptar shtetas i Serbisë.

Uji Dea

Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë gjetur 3 çanta sportive në brendësin e të cilave janë gjetur 42 paketime të dyshuara narkotike të llojit marihuan në peshë rreth 44 kg.

Personi i dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes, i është konfiskuar vetura dhe janë konfiskuar substancat narkotike.

Të gjitha këto veprime kanë qenë të koordinuar me prokurorinë themelore për krime të rënda të Gjilanit dhe të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.