Një shqiptar nga Lugina kapet duke kontrabanduar një motoçikletë
Gjilan – Policia kufitare tek “Dheu i Bardhë” njësiti policor ka ndaluar një automjet “Opel Astra”, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një motoçikletë pa dokumentacion përkatës njoftoj policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit malli dhe automjeti janë konfiskuar dhe janë dorëzuar në terminalin doganor./rajonipress/


