Një shqiptar humb jetën në Hodonovc të Kamenicës, goditet nga vetura
Gjilan – Policia e Kosovës e ka pranuar një informatë lidhur me një aksident trafiku.Njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dal në vendin e ngjarjes.
Nga hetimet e para lesohet se deri te aksidenti ka ardhur atëherë kur vetura Opel-Frontera, me tabela. 06, drejtuar nga vozitësi Sh.K. (1948) shqiptar shtetas i Kosovës, duke mos përshtatur shpejtësinë kushteve dhe rrethanave të rrugës, e godet viktimën R.B.(1987) po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës i cili ishte duke punuar në anën e djathtë të rrugës, që kryente punimet në futjen e disa kabllove përgjatë rrugës.
Me ketë rast nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes, viktima ndërron jetë, vdekja e të ndjerit është konstatuar nga mjeku i Qendrës së Mjekësisë Familjare të Kamenicës.
Në vendin e ngjarjes kanë prezantuar edhe ekipet e zjarrfikësve, Prokurori i Shtetit, ka urdhëruar ndaljen e vozitësit për 48 orë, kurse viktima dërgohet në IML, për autopsi.
Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e trafikut rajonal nga Gjilani njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


