Një shqiptar dhe një serb përfundojnë në burg
Gjilan – Në dy operacione të ndara në Gjilan dhe Partesh, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një shqiptar dhe një serb si persona të kërkuar nga Gjykata.
Në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Edhe në fshatin Partesh në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull serb dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit./rajonipress/


