Eko Higjiena

Një shkollë shqiptare dhe një serbe përfitojnë dhurata nga ushtarët amerikan

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjashtë ushtarë nga Policia Ushtarake e Grupit Shumëkombësh të Betejës Lindje vizituan dy shkolla në Kosovë dhe dhuruan 145 çanta të mbushura me produkte higjienike, lodra dhe lojëra për nxënësit.

“Te gjitha produktet kanë ardhur nga organizatat United Services Organizations, Operation Troop Aid, Adopt-a-Platoon dhe disa organizata tjera,” tha rreshteri Robert Collins, polic ushtarak me kompaninë e nderit të 529-të të Policisë Ushtarake nga Wiesbaden, Gjermani.

Artikujt janë dërguar së pari në Kosovë nga organizatat e ndryshme nga vende të ndryshme në botë.

“Pasi filluan të arrijnë artikujt, e kuptuam se kishte shumë më shumë për ne se sa kishim menduar,” tha Collins. “Pra ne dhuruam disa prej çantave ushtarëve në Kampin Bondsteel, por kishim ende shumë që kishin tepruar. Disa ushtarë nga toga ime erdhën me idenë që t`i bëjmë donacion disa nga artikujt shkollave që janë në rajonin tonë”

Shkollën e parë që vizituan ushtarët ishte shkolla elementare “Shen Sava” në fshatin Bostan të Artanës dhe shkolla e dytë ishte shkolla elementare “Vatra e Diturisë” në fshatin Pasjak.

Kjo është hera e parë që policët ushtarak nga Ushtria Amerikane kanë vizituar shkolla dhe kanë dhuruar çanta. Më parë kanë dhuruar më shumë se 200 çanta në muaj fëmijëve lokal gjatë patrullimeve të tyre.

UBT

Duke gjykuar nga buzëqeshjet në fytyrat e fëmijëve dhe ushtarëve mund të thuhet se kjo ngjarje ishte e suksesshme.

“Ishte ndjenjë shumë e mirë dhurimi i çantave, posaçërisht të shihje fytyrat e buzëqeshura të tyre,” tha ushtari William Crader, nga kompania e nderit të 529-të të Policisë Ushtarake. “Kjo është hera e parë për mua që e bëjmë këtë në Kosovë. Kam bërë më herët diçka të ngjashme, por ishte ndjenjë e veçantë, posaçërisht në një vend të huaj.”

Ushtarët thanë se presin me padurim që të marrin pjesë në ngjarje të njëjtë si kjo në të ardhmen.

“Ne do të dëshironim që të vizitojmë shkollat dhe jetimoret së paku një herë në muaj, varësisht sa donacione do të pranojmë,” tha Collins.

Ushtarët nga GSHKB-Lindje kanë vizituar më herët disa shkolla, dhe këtë e kanë bërë së paku një herë në javë, por vizioni i tyre është të bëjnë më shumë vizita, varësisht sa dhurata marrin nga përkrahësit e tyre nga vendi i tyre thuhet në njoftimin e Bondstellit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.