Hidromorava

Një shkollë shqipe në Memmingen të Gjermanisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në Memmingen të Gjermanisë është hapur shkolla shqipe e mësimit plotësues me planprogram dhe me tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit e Kosovës.

Mësimi zhvillohet në tri nivele. Niveli i parë përfshin grupmoshat nga 6 deri në 10 vjeç, niveli i dytë nga 10 deri në 14 dhe niveli i tretë nga 14 deri në 17 vjeç.

Mësuesja e klasës, Ilmije Durmishi – Islami, tha për Telegrafin se gjuha amtare luan rol të rëndësishëm në zhvillimin gjuhësor të fëmijës njëgjuhësh, por që rritet në kushte dygjuhësie.

“Fëmijët këtu janë me dy kultura gjuhësore. Në shtëpi flet shqip, kurse në shkollë gjermanisht.

UBT

Dygjuhësia e mërgimit është e domosdoshme të nxitet dhe të përkrahet si nga prindërit, ashtu edhe nga shkolla”, tha mësuesja Durmishi-Islami.

Sipas saj, me mësim plotësues në gjuhën shqipe nxënësit do të jenë më të suksesshëm edhe në shkollimin e përgjithshëm.

Mësuesja Durmishi–Islami tha se hapja e shkollës nuk ishte e lehtë, por falë angazhimit të prindërve, të cilët kontribuuan për të mirën e fëmijëve të tyre, ia doli të hapë shkollën për mësimin në gjuhën shqipe./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.