Fundamenti

Një shkollë e mesme dhe një fillore startojnë në shtator

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha se shkolla e re në lagjen Qarku hapet më 3 shtator kurse ajo e bujqësisë më 20 shtator. Gjilani po përmirëson ngadalë, por sigurt infrastrukturën shkollore.

Infrastruktura shkollore në Komunën e Gjilanit çdo ditë po vije e po përmirësohet. Tashmë janë në përfundim e sipër dy shkolla të reja. Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha për rajonipress se në lagjen Qarku shkolla e re pritet të përurohet më 3 shtator ku merr pjesë edhe ministri i Arsimit Ramë Buja.

“Kjo shkollë është moderne dhe ka kushte ekstra të mira e të mjaftueshme për të zhvilluar arsim cilësor” tha Nevzati. Shkolla e re në lagjen Qarku është investim i MASHT në vlerë të 1 milion e 100 mijë eurove. Në këtë shkollë ende nuk janë caktuar paralelet e as kuadri mësimor pasi janë në proces të intervistimit dhe në proces të sistemimit të nxënësve.

Mobi Casa

Një shkollë tjetër e mesme e cila po ndërtohet për nevojat e nxënësve të shkollës bujqësore është në përfundim dhe pritet të jetë e gatshme më 20 shtator. Kjo shkollë sipas Nevzatit është duke u ndërtuar falë Danidas e cila ka dhënë 400 mijë euro dhe komuna e Gjilanit e cila ka participuar me 200 mijë euro.

“Kur të startoje kjo shkollë atëherë nxënësit e mjekësisë dhe Fakulteti i Edukimit do të kenë vend të mjaftueshëm për të zhvilluar mësimin” tha Nevzati. Ndryshe sipas drejtorit të arsimit këto investime tejet përmbajtësore e përmirësojnë dukshëm infrastrukturën shkollore në Gjilan.

Gjithashtu duke u punuar e ndërtuar është edhe Gjimnazi i ri i cili pritet të jetë i gatshëm kah janari i vitit 2013. “Edhe kjo shkollë është investim i MASHT në vlerë të 1 milion e 100 mijë eurove” tha Nevzati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.