RCCOLA

Një shembull i mirë i Mehmetali Rexhepit, shkrimtar gjilanas

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Dje, më 4 dhjetor 2017, shkrimtari ynë, Mehmetali Rexhepi vizitoi bibliotekat e dy gjimnazeve në Gjilan, përkatësisht bibliotekën e Gjimnazit të Shkencave të Natyrës “Xhavit Ahmeti” dhe atë të Gjimnazit për Shkencat e Shoqërisë “Zenel Hajdini”. Me këtë rast, ai zëvendësdrejtorit të Gjimnazit për Shkencat e Natyrës i dhuroi tri botimet e tija të këtij viti: vëllimet në prozë, publicistikë historike dhe poezi.

Libri është jo vetëm shoku më i ngushtë i njeriut, por edhe dija e tij. Me libër, njerëzit e njohin njëri-tjetrin. Libri është edhe dritare e jetës. Ku është libri, s’ka vend injoranca e gënjeshtra. Me libër njerëzit kanë komunikuar në mes vete. Janë bërë miq dhe janë afruar në mes vete. Po, kush janë autorët e librave? Natyrisht, janë krijuesit apo shkrimtarët, të cilët e hijeshojnë botën e njerëzimit. Me libër, bota frymon ndryshe. Bëhet realitet dhe njerëzit e jetojnë atë. Këtu është madhështia e librit, shokut më besnik të njeriut. Pra, s’ka me librin! Ai duhet të ruhet aty ku e ka vendin, jo vetëm të lexohet e të interpretohet, por të adhurohet e të vlerësohet. Vetëm duke dashur librin, njeriu e pushton botën më lehtë. Bëhet zot i vetvetes. Pse jo?

Dje, më 4 dhjetor 2017, shkrimtari ynë, Mehmetali Rexhepi vizitoi bibliotekat e dy gjimnazeve në Gjilan, përkatësisht bibliotekën e Gjimnazit të Shkencave të Natyrës “Xhavit Ahmeti” dhe atë të Gjimnazit për Shkencat e Shoqërisë “Zenel Hajdini”. Me këtë rast, ai zëvendësdrejtorit të Gjimnazit për Shkencat e Natyrës i dhuroi tri botimet e tija të këtij viti: vëllimet në prozë, publicistikë historike dhe poezi.

Me zëvendësdrejtorin z.Agim Asllani, meqë fondi i librave ishte i pakët për një gjimnaz që mëton të ngre nivelin e dijeve të brezave deri në shkallën elitare, shkrimtari shtroi domosdonë e gjetjes së mënyrave për pajisjen e kësaj biblioteke me libra e literaturë bashkëkohore, që do t`iu hynte në përdorim të gjithë atyre nxënësve të cilët joshen nga pasioni dhe magjia e leximit dhe zgjerimi i horizonteve të dijes e kulturës së përgjithshme njerëzore. Aty ai vuri re disa libra të dhuruara nga Instituti i Albanologjisë, një nismë me vlerë, e cila do të duhej të vijonte pandërprerë.

Përderisa në bibliotekën e gjimnazit për Shkencat Humanitare bie në sy një fond më i madh librash, kryesisht nga letërsia, biblotekari z. Fatmir Osmani shpreh brengosjen e tij për hapësirën e ngushtë të vendosjes së fondit bibliotekar.

Uji Dea

Shkrimtari Mehmetali Rexhepi, u ndje i kënaqur, ngase vetëm para gjashtëmbëdhjetë muajsh ishte mësimdhënës i rregullt i këtij gjimnazi, ndërsa teksa shpalonte regjistrat e titujve të librave të lexuar nga nxënësit bibliotekari i përgjegjshëm Fatmir Osmani, nënvizonte numrin gjithnjë në rritje të nxënësve që i lexojnë dhe i kthejnë librat e lexuar të padëmtuar.

Shkrimtari Mehmetali Rexhepi edhe më parë kësaj biblioteke i kishte dhuruar libra të autorëve tjerë, shqiptarë dhe të përkthyer. Me nëndrejtorin z.Nexhat Buzuku kishte shfaqur interesim për organizime takimesh letrare brenda shkollës, për shkëmbime kulturore mes lexuesve të rinj, për zbulimin e talentëve me prirje krijuese e të ngjashme.
Në orët letrare do të mund të hapeshin tema interesante për librin e mirëfilltë, për kahet e letërsisë e të identitetit kombëtar brenda identitetit evropian e çështje tjera të aktualitetit tonë.

Shkrimtari gjilanas M. Rexhepi, takimin me lexues dhe shkrimtarë e sheh si një mundësi mjaft frytdhënëse në kahet: libri- lexuesi-krijuesi . Brezave tanë të lexuesve iu duhet qasja e fisnikërisë që ngërthen libri, shoku i jetës. Ndaj, pohoi- vlerat e ngërthyera duhet zbërthyer, ndryshe do të na mbetet në dorë vetëm dryri pa çelësin e tij përkatës. Pra, Mehmtali Rexhepi

bëri një gjest të mirë, ku dy gjimnazeve ua dhuroi nga 17 gjer në 18 kopje të librave të tij. Këtë shembull duhet ta ndjekin edhe krijuesit të tjerë, të cilët, librat e tyre të gjejnë vend nëpër institucionet tona shkollore. Aty është vendi ku e meriton të zërë vend libri, dija e njerëzimit. /tefik selimi/rajonipress/