Uji Dea

Një serbe nga Poneshi inskenon rastin rrejshëm, ndiqet penalisht

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve, të stacionit policor të Gjilanit pas hetimeve intensive lidhur me rastin, kanë sjellur në stacion policor në Gjilan viktimën e rastit dhe prindin e saj me qellim të intervistimit. Pas intervistimit, janë gjetur prova dhe dëshmi të qëndrueshme se plagët që viktima i ka pas kanë qenë të shkaktuara më herët dhe se e njëjta ka deklaruar se e tëra që kishte deklaruar një dite më parë e kishte inskenuar (imagjinuar) kurse nuk ka dhënë, ndonjë arsye të veçantë për motivet që e kanë shtyrë për inskenim të rastit.

Policia e Kosovës ka pranuar një ankesë se me 30. 8.2015, rreth orës 13:30 në fshatin Ponesh nga viktima A. S. (1994) serbe shtetase e Kosovës, e cila deklaron se deri sa ishte duke ecur në rrugën e fshatit, nga mbrapa i vije një veturë ngjyrë e kuqe e cila ndalet, vozitësi mbetet në veturë ndërsa nga ajo dalin dy persona të cilët e sulmojnë viktimën ku njeri prej tyre arrin ta kap me duar duke i a mbyllë gojën, ndërsa i dyshuari i dytë fillon ta godas (me një mjet të fortë) në pjesë të ndryshme të trupit ka njoftuar Ismet Hashani.

Viktima arrin të ikë në drejtim të shtëpisë së saj. Viktima deklaron të jetë dërguar në emergjencë ku i ipet ndihma mjekësore dhe sipas raportit mjekësor ka disa lëndime të lehta trupore.

Viktima nuk ka mundur të identifikoj të dyshuarit. Policia e Kosovës njësitet Patrulluese kanë dalur ne vendin e ngjarjes në kërkim të dëshmitarëve apo ndonjë gjurme për veturën e dyshuar.

FIDANISHTJA

Me datën 31.8.2015, Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve, të stacionit policor të Gjilanit pas hetimeve intensive lidhur me rastin, kanë sjellur në stacion policor në Gjilan viktimën e rastit dhe prindin e saj me qellim të intervistimit.

Pas intervistimit, janë gjetur prova dhe dëshmi të qëndrueshme se plagët që viktima i ka pas kanë qenë të shkaktuara më herët dhe se e njëjta ka deklaruar se e tëra që kishte deklaruar një dite më parë e kishte inskenuar (imagjinuar) kurse nuk ka dhënë, ndonjë arsye të veçantë për motivet që e kanë shtyrë për inskenim të rastit.

Vlen të ceket se Viktima e rastit dhe familja e saj janë riatdhesuar në Kosovë nga një vend i Bashkimit Evropian para tri javësh.

Me urdhër të prokurorit të shtetit rasti riklasifikohet “Lajmërim i rrejshëm”dhe ngritët kallxim penal ndaj të dyshuarës së lartcekur dhe procedohet në prokurori në procedurë të rregullt./rajonipress/