Fundamenti

Një serbe arrestohet për vjedhje të kishës në Drenovc të Ranillugut

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në fshatin Drenovc i Epërm të Ranillugut ka ndodhur një vjedhje në kishën e këtij fshati. Pas hetimeve të kryera në lidhje me rastin është identifikuar e dyshuara femër serbe e cila gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer veprën penale vjedhje që kishte ndodhur brenda objektit të Kishës njoftoj Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

UBT

Ndersa , Arben Ismajli prokuror në departamentin e përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Gjilanit tha për rajonipress se e dyshuara është Snezhana Stankoviq.

Ismajli tha se Stankoviq është ndaluar në 48 orë sepse ajo është recidiviste dhe ka pranuar se ka kryer edhe vjedhje të mëhershme./rajonipress/