Një serb tenton të kalojë kufirin duke prezantuar dokumente të rrejshme

Gjilan – Policia kufitare tek “Dheu i Bardhë” ka ndaluar automjetin e tipit Pezho -autoambulancë me targa të RKS-së, të cilën e drejtonte i dyshuar mashkull serb dhe gjatë kontrollit i njëjti ka prezantuar një dokument që dyshohet të jetë i rrejshëm.
Me vendim të prokurorit vetura dhe dokumentacioni është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/