Një serb nga Gjilani arrestohet në Aeroportin e Prishtinës
Gjilan – Në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është arrestuar një mashkull serb dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Gjithashtu në fshatin Llabjan, të Novobërdës në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull serb dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


