Një serb ndalohet në Kamenicë nga policia, po transportonte pajisje të dyshimta

Kamenicë – Njësiti policor në afërsi të zonës kufitare ka ndaluar automjetin Renault Tvingo me targa të përkohshme të Kosovës që drejtohej nga i dyshuari mashkull serb.
Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari ishte duke transportuar pajisje për prodhimin e alkoolit që dyshohet se i kishte sjell përmes rrugës dytësore. Me urdhër të prokurorit malli i dyshuar është konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/