KKVITI

Një serb kapet duke kontrabanduar mallra

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Në fshatin Novosellë të Kamenicës raportohet se nga njësiti policor është ndaluar vetura Reno që drejtohej nga i dyshuari mashkull serb njoftoj policia e Kosovës.

Gjatë kontrollimit është vërejtur se i njëjti në veturë kishte të ngarkuar pije të ndryshme alkoolike dhe joalkoolike dhe gjëra të ndryshme.

Eco Higjiena

Me urdhër të prokurorit vetura dhe malli konfiskohen dhe dërgohen në terminalin doganor, për procedura të mëtejme./rajonipress/