Mobi Casa

Një serb humb jetën në Llabjan

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Të shtunën në aksin Llabjan- Parallovë ka ndodhur një aksident trafiku ku jetën e ka humbur një serb, derisa lëndime ka marrë bashkëshortja e tij. Aksidenti ka ardhë për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Një serb ka vdekur pas një aksidenti që ka pësuar në aksin rrugor Llabjan – Parallovë raporton rajonipress.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale ka thënë për rajonipress se aksidenti ka ndodhur të shtunën në afërsi të fshatit Llabjan derisa qytetari serb i vdekur është nga Parallova.

ARKATANA

Në këtë aksident lëndime të rënda ka marrë edhe bashkëshortja e tij. Aksidenti është pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë në rrugë dhe përplasjes së mjetit jashtë rrugës.

Trupi i pa jetë sipas Hashanit është dërguar për obduksion kurse sektori i trafikut është duke i udhëhequr hetimet./rajonipress/