Një serb arrestohet në Ranillug, iku nga vuajtja e dënimit

Gjilan – Në Ranillug në bazë të dy urdhëresave lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull serb dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Gjilanit.
Edhe në fshatin Verban, të Vitisë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Smrekonicës.
Kurse në fshatin Zhegër, të Gjilanit në bazë të urdhëresave të lëshuar nga gjykata janë arrestuar dy meshkuj shqiptarë dhe të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/.